Ish-shefi i Formula 1 pranon fajin, Bernie Ecclestone nuk kishte deklaruar mbi 400 milionë paund

schedule11:14 - 12 Tetor, 2023

schedule 11:14 - 12 Tetor, 2023

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formula 1, ka pranuar se ka mashtruar duke mos deklaruar më shumë se 400 milionë paund të mbajtura në një marrëveshje të bërë në Singapor.

92-vjeçari ka thënë se e pranon fajin në Gjykatën e Kurorës Southëark ditën e enjte.

Më 7 korrik 2015, miliarderi nuk deklaroi një marrëveshje në Singapor me një llogari bankare që përmbante rreth 650 milionë dollarë amerikanë, me vlerë rreth 400 milionë paund në atë kohë.

Para pranimit të fajita, ai do të përballej me gjyqin në nëntor për akuzën e vetme të mashtrimit./h.ll/abcnews.al