Ish-punonjësja e Facebook pranoi se kishte vjedhur 4 milionë dollarë nga kompania

schedule11:33 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 11:33 - 21 Dhjetor, 2023

Një grua nga Atlanta është deklaruar fajtore për vjedhjen e më shumë se 4 milionë dollarëve nga Facebook gjatë kohës që ishte ekzekutive në kompani.

Barbara Furlow-Smiles, e cila ka punuar si analiste strategjie, drejtuese e burimeve njerëzore dhe diversitetit në Facebook, e njohur tashmë si Meta, nga janari 2017 deri në shtator 2021 u deklarua fajtore para prokurorit.

“E pandehura abuzoi me pozitën e saj të rëndësishme si drejtuese e diversitetit për Facebook ndërkombëtarisht për të mashtruar kompaninë dhe për të nxjerrë miliona dollarë, duke injoruar pasojat e minimit të rëndësisë së punës së saj”, tha prokurori.

Ai theksoi se Barbara Furlow-Smiles përdori llogarinë e shpenzimeve të ofruar nga Facebook për të jetuar në Kaliforni dhe Gjeorgji.

Konkretisht, ajo përdori fondet e Facebook për të paguar shpenzime të ndryshme personale, si stilistë, kujdestare shtëpie, kujdestare të fëmijëve, madje edhe 18 mijë dollarë për shkollimin e fëmijës së saj para kopshtit.

“Plani” i saj ishte relativisht i thjeshtë: ajo lidhi kartat e kreditit të kompanisë me PayPal, Venmo dhe Cash App, më pas përdori kartat për të paguar për shërbime të tjera që nuk ekzistonin.

Sipas prokurorit, Barbara Furlow-Smiles “përfshiu në krimet e saj familjarë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tjerë për të financuar stilin e jetës së saj luksoze duke vjedhur para në vend që të punonte shumë dhe me ndershmëri për t’i fituar ato”. Dënimi i saj pritet të shpallet më 19 mars 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!