Ish punonjësi i Trump thyen heshtjen: Nuk isha në dijeni të dokumentave të klasifikuara në rezidencën e ish presidentit

schedule11:05 - 12 Mars, 2024

schedule 11:05 - 12 Mars, 2024

Brian Batler, një ish punonjës i Donald Trump ka thyer heshtjen duke rrëfyer për CNN mbi çështjen e mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e ish-presidentit amerikan në rezidencën e tij Mar a Lago në Florida.

Përgjatë intervistës, Batler, i cili është etiketuar si punonjësi numër 5 në çështjen gjyqësore kundër Trump deklaroi se ai dhe punonjës të tjerë kanë ndihmuar ish- presidentin amerikan që të zhvendoste kutitë me dokumente të klasifikuara në aeroport ndërkohë që Trump po s Babshku me avokatët e tij po takoheshin me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Drejtësisë mbi dokumentet e klasifikuara që nuk i ishin kthyer shtetit.

Brian Batler deklaroi se ai kishte dëgjuar një miliarder australian të fliste me stafin e tij se ish presidenti Trump i kishte thënë atij se kishte informacion te klasifikuar mbi nëndetëset amerikane dhe ato ruse.

 “E dini ka diçka që më ra në sy, ishte prill i vitit 2021. Midiarderi Australian Anthony Prat, i cili u takua me ish- presidentin, u fut më pas në makinën e tij dhe i tha shefit të kabinetit të tij se kishte informaione të klasifikuara mbi ushtrinë amerikane sa i perket raportit të nëndetësve ruse dhe atyreamerikane”, tha ai.

Ish punonjësi i Trump, i cili kishte punuar për të që prej vitit 2002 deklaroi ne intervisten e tij per CNN se ai nuk ishte ne dijeni se kutitë që po transportonte mbanin dokumente të klasifikuara.

Butler deklaroi se ai u largua nga detyra e tij tre muaj pas kontrolleve te FBI-se në Mar a Lago ndersa shtoi se është i gatshmë të dëshmojë  mbi gjithçka që ka ndodhur nëse do të thirret nga gjykata.

Ish presidenti amerikan Donald Trump përballet me 40 akuza penale në Florida të ngritura nga prokurori i Posaçëm Jack Smith pasi sipas drejtësisë amerikane Trump ka marrë dhjetëra dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij kur u largua nga posti i presidentit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!