Arjan Ndoja kalon vetingun…e partisë/ Ish-prokurori i Durrësit në primaret e PD, në 2019 i shpëtoi atentatit me Rrumin e Shijakut

schedule12:23 - 26 Shkurt, 2025

schedule 12:23 - 26 Shkurt, 2025

Nuk kalon Vetingun e Drejtësisë, por kalon atë të Partisë. Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndojës i është hapur dera e Partisë Demokratike për të garuar në primaret për deputet.

Prokurori i cili nuk kaloi as shkallën e parë të Vetingut, për papastërti figure dhe cedim profesional, ka gjetur strehë tek Sali Berisha, për të hyrë në parlament, pasi doli jashtë Prokurorisë.

Arjan Ndoja bëri bujë pasi i shpëtoi atentatit të 2019, tek mbikalimi i Shkozetit. Në automjet, ai udhëtonte me një eksponent të krimit të organizuar, Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, kurse i vrarë mbeti shoferi i ri, Andi Maloku.

Rezultoi se atentati ishte kryer një nga grup tjetër krimina, me në krye Redjan Rrajën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Ndoja u etiketua nga qeveria, dhe vetë kryeministri Rama, si një prokuror KCCK. Vetingu në 2022, faktoi se Këto akuza u vertetuan, pasi Ndoja kishte patur vazhdimisht kontakte me eksponentë të krimit të organizuar, një prej të cilëve e kishte në makinë, ditën e  atentatit.

Por, në Partinë Demokratike, kriteret nuk ekzistojnë, ose ndoshta kontaktet e Ndojës janë kriteret e përshtatshme për tu bërë deputet.

Ndoja ka kaluar dy filtra të Partisë Demokratike të Sali Berishës, dhe selia blu të vetmin argument për të vërtetuar pastërtinë e Arjan Ndojës, është fakti se ish-prokurori nuk ka ndonjë dënim të formës së prerë.

Emri i Ndojës nuk është edhe aq surprizë. Në listën e primareve të PD, ka shënuar emrin edhe Gjin Gjoni, i cili ndryshe nga Ndoja, as nuk pati guximin të përballet me Vetingun, por dha dorëheqjen para procesit.

Kurse i treti, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqi mbështetjen e tij për Berishëm, gjatë një tubimi me emigrantët në Romë, kur paralelisht është në kërkim nga SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!