Ish-presidentja e Bolivisë dënohet me 10 vite burg për grusht shteti

schedule10:09 - 11 Qershor, 2022

schedule 10:09 - 11 Qershor, 2022

Ish-presidentja e Bolivisë Jeanine Anez është dënuar me 10 vite burg për grusht shteti, me qëllim rrëzimin e paraardhësit të saj Evo Morales. Anez ka qenë në detyrë në 2019-2020, sipas BBC.

Ajo u shpall fajtore nga një gjykatë për marrjen e “vendimeve në kundërshtim me kushtetutën”, por ajo ka këmbëngulur duke thënë vazhdimisht se ajo është viktimë e një hakmarrjeje politike.

Morales dha dorëheqjen dhe u largua nga Bolivia pasi shefi i ushtrisë i kërkoi atij të jepte dorëheqjen mes protestave mbi akuzat për manipulim votash. Anez u dënua të premten dhe Gjykata tha se ajo do të vuante dënimin e saj në një burg të grave në qytet.

Ish-presidentja ka ankimuar vendimin duke e përshkruar si një përsekutim politik nga partia e Mas Socialiste e Morales. Mas fitoi një shumicë dërrmuese në zgjedhjet presidenciale dhe të Kongresit në vitin 2020, duke i hapur rrugën Morales që të kthehet në Bolivi nga Argjentina dhe të marrë drejtimin e partisë.

Presidenti u zgjodh kolegu i tij Luis Arce, i cili theksoi në një intervistë për BBC se do të ndiqte rrugën e tij politike. Si senatorja më e vjetër, Anez u bë presidente e përkohshme pasi Morales u largua.

Ajo u arrestua në mars 2021. Pas vendimit të së premtes, mbrojtja e Anez tha se ajo do t’u bëjë thirrje organizatave ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!