Ish-Presidenti Tadiç: Arrestimi i Gjuriç, skenar i Thaçit e Vuçiçit

schedule11:50 - 28 Mars, 2018

schedule 11:50 - 28 Mars, 2018

Ish-Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka akuzuar kreun aktual të shtetit Vuçiç dhe presidentin e Kosovës Thaci, se kanë përatitur një lojë teatrale, duke iu referuar arresitimit të Gjuriç në veri të Mitrovicës.

Kreu i Partisë Socialiste Demokratike në Serbi, Boris Tadiç në një letër të hapur u shpreh se arrestimi i Marko Gjuric në Mitrovicë i ngjan filmit “Performanca e Hamletit dhe Zonja Dona”. Ish presidenti serb shtoi se Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuric dhe përfaqësuesit e Listës Serbe vullnetarisht morën role në teatër, dhe se pjesëmarrja e përfaqësuesve të pranuar nga ana tjetër, ishin Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Në Beograd dhe Prishtinë kemi një patriot të fuqishëm profesional në pushtet, pa ndonjë strategji dhe vizion të paqes dhe pajtimit, që çon në idenë e vetme që forcon pushtetin dhe fuqinë autokratike si bazë për sigurinë e tij, theksoi Tadiç duke shtuar se një politikë e tillë do të dëmtonte Shqiptarët, serbët dhe vetë Bashkimin Evropian. Sipas tij Vuçiç ndjek një taktikë të bazuar në ndezjen e zjarreve dhe konflikteve nacionaliste me Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe tani me Kosovën, qëllimi i së cilës është të bindë kombin rreth imazhit të “udhëheqësit shpëtimtar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!