Ish-Presidenti Nishani për protestën: Reagim ndaj korrupsionit

schedule15:19 - 6 Prill, 2018

schedule 15:19 - 6 Prill, 2018

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e quan protestën e banorëve të Kukësit reagim ndaj korrupsionit, fyerjes e perspektivës kërcënuese të jetës së fëmijëve shqiptare. Sipas tij, kjo protestë nuk ishte një lëvizje lokale apo një duf anti-biznes. Reagimi i tyre padyshim ishte politik” komenton ish-Presidenti i Republikës në Facebook.

Nishani thotë gjithashtu se opozita ka për detyrë dhe mision që ta mbështesë dhe të vihet në krye të saj. Ndërkohë, sipas Nishanit, opozita duhet të deklarojë publikisht dhe institucionalisht se sapo të jetë mazhorancë në Parlament do të miratojë legjislacion hetimor për të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë marrë vendime politike kundër qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!