Ish-Presidenti Moisiu: Meta e ka për detyrë të ulë palët në tavolinë

schedule21:10 - 5 Prill, 2019

schedule 21:10 - 5 Prill, 2019

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në “Provokacija” është shprehur se Ilir Meta e ka detyrë kushtetuese që të marrë dhe të ulë palët në tavolinë. Sipas tij, kiza politike mund të zgjidhet nëse ka një dialog mes palëve, dhe ky duhet të ndodhë para zgjedhjeve të 30 Qershorit. Më tej vendimin për djegien e mandateve të opozitës ai e ka konsideruar vetëvrasje politike.

“Unë e kam kaluar këtë fazë në 2017 dhe gjykoj se i dhashë zgjidhje kësaj pune. Në atë kohë unë bëra detyrën time dhe në zgjidhje mori pjesë gjithë klasa politike, por u zgjidh. Unë them që nuk ka krizë që nuk ka zgjidhje. Kushtetuta e detyron Presidentin, dhe Presidenti është për të përfaqësuar unitetin e popullit. E ka detyrë kushtetuese Presidenti.

Tani unë dy herë i kam bërë thirrje presidentit dhe nuk prisja përgjigje direkte por prisja një përgjigjej indirekt që ai tu bënte ftesë palëve dhe jam kritikuar për këtë nga rrejte sociale. Unë e di situatën dhe i di edhe rrethanat. Unë them që një njeri që ka marrë përsipër një detyrë duhet të bëjë çmos për t’ia dalë mbanë. Ai ka vështirësitë e tij në këtë punë dhe unë e kam përshëndetur zgjedhjen e tij si president pikërisht sepse gjykoja se ai njeri ka një formim politik të hershëm të gjatë dhe të suksesshëm. Ka aftësinë për t’u marrë vesh me dy palët dhe mund ta arrinte këtë punë”.

Duke folur për djegien e mandatev të opozitës ai tha: 

“Por kjo është një vetëvrasje politike e asaj pjese politike që e ndërmori këtë punë. Por tani duhet sinqeritet dhe vullnet për ta zgjidhur. Tani kjo pjesë nuk mund të hyjë më në Parlament dhe kjo gjë dihet. Por zgjedhjet vendore janë një provë dhe duhet një dialog para zgjedhje vendore që të përgatitet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe them se mund të ketë rezultat nëse duan sigurisht. Nëse nuk duan dhe duan destabilizim atëherë dalim tek një fjalë e vjetër që thotë “ujku do mjegull”.

Unë nuk them që mazhoranca nuk ka gabimet e saj, ka edhe ajo sa të duash por atë mazhorancën e ka zgjedhur ku popull me votë të konsiderueshme. Motivi që u gjet për të bërë këtë krizë është artificial se janë vjedhur votat. Pse i pranuan zgjedhjet atëherë. Sepse opozita ishte pejsë e qeverisje me 6 ministra. Aparatin e kontrollit e kishin. Tani unë nuk mund të them se u vollën dhe nuk u vollën dhe këtë e vendos gjykatë. Por tek ne gjithmonë janë vjedhur. Një huq i vjetër vështirë që të prishet”, tha Moisiu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!