Ish presidenti i Koresë së Jugut i “shpëton” arrestimit, hetuesit përplasen me shërbimin e sigurisë

schedule07:30 - 3 Janar, 2025

schedule 07:30 - 3 Janar, 2025

Hetuesit e Koresë së Jugut u përpoqën të arrestonin presidentin e pezulluar Yoon Suk Yeol por u përplasën me ekipin e sigurisë jashtë shtëpisë së tij.

“Ne kemi përcaktuar se arrestimi është praktikisht i pamundur. Hapat e ardhshëm do të vendosen pas shqyrtimit”, tha Zyra e Hetimit të Korrupsionit (CIO) duke shtuar se pengimi i procesit ligjor për ta arrestuar është për keqardhje.

Mbështetësit e Yoon, të cilët kanë ngritur kampin përpara rezidencës presidenciale prej ditësh, brohoritën me këngë dhe vallëzim ndërsa u njoftua pezullimi.

“Ne fituam!”, u shprehën ata.

Hetuesit kanë kohë deri më 6 janar për të arrestuar Yoon përpara se të skadojë mandati aktual. Megjithatë, ata mund të aplikojnë për një urdhër të ri arrestimi.

Gjykata në Seul lëshoi urdhrin e arrestit në fillim të kësaj jave, pasi Yoon injoroi tre thirrje për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje gjatë dy javëve të fundit në lidhje me tentativën për të vendosur ligjin ushtarak, që shkaktoi reagime të forta në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!