Ish-presidenti i El Salvadorit dënohet me 6 vite burg

schedule12:36 - 6 Korrik, 2023

schedule 12:36 - 6 Korrik, 2023

Ish-presidenti i El Salvadorit Mauricio Funes është dënuar me gjashtë vjet burg për evazion fiskal, njoftuan të mërkurën autoritetet salvadorane. Ky është dënimi i dytë dhe dënimi me burg që i jepet ish-liderit të majtë këtë vit. Funes aktualisht banon në Nikaragua dhe ka nënshtetësi Nikaraguane.

Ky vend nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj. Vendimi gjithashtu detyron Funes të paguajë mbi 200,000 dollarë gjoba për shmangie të taksave prej rreth 85,000 dollarësh që nga 2014. Funes shërbeu si president i El Salvadorit nga 2009 – 2014 dhe mori nënshtetësinë nikaraguane në 2019./abcnews.al