Ish-presidenti i Brazilit mohon akuzat për grusht shteti

schedule08:28 - 26 Shkurt, 2024

schedule 08:28 - 26 Shkurt, 2024

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka pohuar se ka qenë viktimë e persekutimit politik që nga largimi i detyrës pak më shumë se një vit më parë. Para dhjetëra mijëra mbështetësve në São Paulo ai tha se akuzat për grusht shteti kundër tij ishin një “gënjeshtër”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një amnisti për qindra mbështetës të tij të dënuar për sulme në ndërtesa publike. Policia po heton nëse Bolsonaro nxiti një grusht shteti të dështuar pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022.

Duke iu drejtuar tubimit të së dielës në qytetin më të madh të Brazilit, ish-presidenti 68-vjeçar hodhi poshtë akuzat kundër tij dhe tha se janë të motivuara politikisht.

Ai tha se ishte koha për të harruar të kaluarën dhe për ta lënë Brazilin të ecë përpara Ai gjithashtu përdori fjalimin e tij për të folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2026.

Bolsonaro është ende i ndaluar të kandidojë për postin për tetë vjet për minimin e sistemit zgjedhor në Brazil dhe pretendimin se zgjedhjet e fundit ishin të falsifikuara, pavarësisht se nuk ka prova për mashtrime elektorale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!