Ish-presidenti i Brazilit betohet t’ua bëjë jetën ferr kundërshtarëve

schedule14:15 - 24 Nëntor, 2019

schedule 14:15 - 24 Nëntor, 2019

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili doli nga burgu në fillim të këtij muaji, u betua se do t’ua bëjë jetën ferr kundërshtarëve të tij. Da Silva e ka të ndaluar të mbajë detyra shtetërore për shkak të dënimit për korrupsion.

Da Silva, i sapo dalë nga burgu, u zotua të luftojë qeverinë e ekstremit të djathtë të Brazilit dhe forcat që ai thotë se e burgosën padrejtësisht, duke thënë se ai do t’ua bënte “jetën ferr”.

“Ata nuk e dinë se çfarë është të përballesh me një burrë pasionant 74-vjeçar,” tha Da Silva, i cili drejtoi Brazilin nga 2003 deri në 2010 dhe u bë një nga politikanët më të njohur në botë para se të përfshihej në skandale korruptive. Da Silva e ka të ndaluar të mbajë detyra shtetërore për shkak të dënimit për korrupsion.

Da Silva doli nga burgu në fillim të këtij muaji pas 19 muajsh në një qeli kur Gjykata Supreme vendosi që një person mund të burgoset vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha ankesat. Ish-presidenti i Brazilit është ende duke apeluar dënimin e tij në lidhje me blerjen e pretenduar të një apartamenti në plazh dhe mbetet i ngatërruar në raste të tjera./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!