Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-presidenti francez Sarkozy sërish në gjyq, akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës

schedule16:41 - 20 Maj, 2021

schedule 16:41 - 20 Maj, 2021

Ish-presidenti i Francez, Nicolas Sarkozy po gjykohet ka dalë sërish në gjyq dhe këtë radhë për financim të paligjshëm të fushatës së tij të rizgjedhjes në 2012.

Sarkozy, së bashku me 13 të pandehur të tjerë është i akuzuar për përfshirjen e tyre në të ashtuquajturin skandal “Bygmalion”.

Gjyqi ndaj Sarkozy do të duhej të fillonte në mars, por është shtyrë për shkak se një nga avokatët u sëmur me Covdi-19.

Prokurorët pretendojnë se partia e Sarkozy ka shpenzuar dyfishin e parave për tubimet në fushatë, me një shumë prej rreth 22, 5 milion €, dhe për të fshehur kostot dyshohet se partia e tij për të mbuluar përfshirjen punësoi një firmë marketingu.

Nga ana tjetër Sarkzoy, i ka mohuar akuzat, por nëse ai shpallet fajtor, do të përballet me një vit burg dhe deri në 3, 750 € gjobë.

Sarkozy, shërbeu si president i Francës nga viti 2005 në 2012 dhe gjatë qëndrimit të tij në zyrë ai miratoi politika të  ashpra anti-imigracion dhe u përpoq të reformonte ekonominë e Francës gjatë një presidence të lënë në hije nga kriza financiare globale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!