Ish-presidenti francez dënohet me një vit burg, byzylyk elektronik për të shmangur qelinë

schedule08:24 - 15 Shkurt, 2024

schedule 08:24 - 15 Shkurt, 2024

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit në Paris për financim të paligjshëm të fushatës për rizgjedhje në vitin 2012.

Sarkozy u dënua me një vit burg, gjysma e të cilit me kusht, i cili mund të zbatohet me mjete alternative si mbajtja e byzylykut elektronik pa shkuar në burg.

Vendimi për Sarkozy konfirmon verdiktin e vitit 2021, të një tjetër gjykate në Paris, por vendimi u pezullua për shkak të apelit të avokatëve të ish-Presidentit.

Sarkozy, ishte president nga viti 2007 deri në 2012. Ai gjithmonë i ka mohuar akuzat se partia e tij, ka punuar me një firmë të marrëdhënieve me publikun për të fshehur koston e vërtetë të fushatës së tij.

/abcnews.al