Ish Presidenti Brazilian Lula në qeli, por kandidon sërish në zgjedhje presidenciale

schedule12:50 - 6 Gusht, 2018

schedule 12:50 - 6 Gusht, 2018

Në moshën 72 vjeçare, ish presidenti Brazilian Lula kandidon sërish për presidencën e vendit dhe pse aktualisht ndodhet në qeli ku vuan dënimin prej 12 vitesh burg për korrupsion

Lula, i burgosuri më i famshëm i Amerikës latine, është tashmë kandidat zyrtar për zgjedhjet presidenciale në Brazil, nga radhët e partisë së punëtorëve që ai vetë themeloi në vitin 1980.

Ish-presidenti Brazilian tashmë 72 vjeç, synon që të ridrejtojë vendin, si në periudhën 2003 – 2010. Edhe pse kandidatura për president nga qelia e burgut duket absurd, ai mund ta bëjë një gjë të tillë. Edhe pse akuzat për korrupsion dhe riciklim parash i kanë dhënë një dënim prej 12 vjetësh burg, në tetor ai pret votat e elektoratit të tij besnik. Ligjet e vendit ia lejojnë një gjë të tillë. Madje në Brazil ka deputetë që dhe pse vuajnë dënime me burg për vepra të ndryshme penale, me anë të një lejeje të Gjykatës së lartë, ata mund të marrin pjesë në seancë parlamentare dhe të votojnë apo propozojnë ligje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!