Ish-portieri i Chelsea: Pse është Hazard i shëndoshë? Fajin e kanë… picat!

schedule08:00 - 26 Shkurt, 2020

schedule 08:00 - 26 Shkurt, 2020

Ish-portieri i Chelsea, Marcin Bulka, ka nxjerrë zbuluar yllin e Real Madrid, Eden Hazard. Ky i fundit u largua pas shumë viteve të suksesshme te Blutë e Londrës për t’iu bashkuar Real Madridit këtë verë, por menjëherë u kritikua për gjendjen e tij fizike.

Hazard e ka pranuar edhe vetë se është transferuar te Real Madridi mbipeshë, por po punon shumë që të arrijë formën e tij optimale. Megjithatë, ish-portieri Bulka ka thënë për mediet se Hazard është i varur nga picat dhe hamburgerat.

“Hazard i dashuron picat dhe hamburgerat, e shihja gjithmonë në piceri. Te Chelsea, nuk e kishte problem, por te Real Madrid, po vuan, plus që ka ndikuar dhe dëmtimi i tij. Ai ndoshta e ka tepruar disi së fundmi”, përfundoi Bulka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!