Ish oficeri i policisë: Si shofer fitoj trefish më shumë, një mesazh shokut tim të klasës Ardi Veliu

schedule19:37 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 19:37 - 16 Dhjetor, 2020

Nga drejtues i lartë në policinë e shtetit, Krenar Ahmeti tashmë është shofer kamioni. Ish-drejtori i Policisë Rrugore të Tiranë ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, por gjesti që e bëri më të njohur dhe që ka mbetur në memorien e shqiptarëve është kur ka qenë drejtues i Grupit të Gatshëm të Policisë në vitin 2009, kur prangosi veten poshtë makinës me të cilën PS-ja po transportonte çadrën që do të ngrinte pranë Kryeministrisë.

Pamjet asokohe bënë xhiron e medieve. Por, Ahmeti, ish-drejtues me peshë dhe eksperiencë, i cili studimet i ka mbaruar në Turqisë së bashku me drejtorin aktual të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu sot punon shofer kamioni, pasi është liruar nga detyra.

Ahmeti ka sjellë në vëmendje dhunën e ushtruar ndaj  sekretari Organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi, të ushtruar një vit më parë në Tiranë gjatë protestave të opozitës një vit më parë. Ish oficeri është shprehur se detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe një rast i tillë si në rastin e Dollapit u përsëri sërish, ku fatkeqësisht humbi jetën 25 vjeçari Klodian Rasha.

LEXO EDHE: Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha, ish-oficeri: Polici i dytë më fajtor se i pari

“Unë e kam pas shok shkolle drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Drejtori i policisë së shtetit ka të gjithë kompetencën dhe drejtimin operacional të policisë. Kur fut forcat në operacion dhe kur i nxjerr ka të gjithë përgjegjësinë  e plotë. Edhe në rastin kur një drejtues i PD-së  është rrëzuar policia nuk e mbrojti por shkoi dhe e goditi është e njëjta situata si në këtë rast që policia nuk e ndaloi shokun. Policia do të merrte notën dhjetë në rastin e rrëzimit të funksionarit të lartë të PD-së por ato e hodhën poshtë të gjithë këtë. Janë disa gjëra të vogla që amlifikohen dhe në fund  e keqe del policia.

Ne kemi pas nderin që të ishim gjenerata e parë që jemi shkolluar nga të cilët ga 10 veta vetëm 2 janë në punë. Çështja është se ne vërtet formimin bazë e kemi marrë në Turqi por gjithmonë e kam ndjerë që një punonjës policie duhet që të shkollohet në vendin kur do të veproje. Unë kam qenë në Burrel një ka qenë në Memaliaj. 10 oficera që kishim mbaruar akademinë e policisë jashtë. Alkid Ndreu në Fierzë, unë në Burrel Ardi në Memaliaj dhe ne u munduam që të justifikonim mundin e shteti.

Duke filluar nga unë shofer kamioni që tashmë fitoj trefishin e atyre që merrja si oficer. Unë po flas si një polic, unë jam akoma i tillë, dhe në veprimet që bëj, kur djali ka dalë në protestë i kam thënë mos i prek me dorë efektivët se unë do të jem dhe jam me policët”, ka thënë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!