Ish-oficeri i CIA: Vladimir Putin tani është më i dobët

schedule08:02 - 31 Mars, 2024

schedule 08:02 - 31 Mars, 2024

Ish-oficeri i CIA-s, John Sipher, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i ofrojnë mbështetje vendit të shkatërruar nga lufta, duke theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, tani “është i dobët”.

Sipher i cili ka punuar në Shërbimin Klandestin Kombëtar të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, lutjen e tij drejtuar vendeve perëndimore e bëri pasi paketa prej 60 miliardë dollarësh ndihmë ende mbetet e bllokuar në Kongresin Amerikan.

“Ne kemi një mundësi historike për të mposhtur një armik që ka qenë në luftë me ne për vite me radhë. Putini po shkatërron gjithçka që ka rëndësi për ne. Ai është i dobët tani. Ndaloni së qeni kaq të ndrojtur dhe veproni si një superfuqi”, tha Sipher.

Kjo deklaratë vjen pas thirrjeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për miratimin e paketës miliardëshe.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu edhe se Ukraina ka nevojë për “ndihmë tani” e sidomos municione duke paralajmëruar për një ofensivë të afërt ruse. E që mungesat aktuale të municioneve në Ukrainë mund të bëhen “katastrofike” kanë paralajmëruar edhe zyrtarët amerikanë.

“Kryqëzimi fillon tani dhe do vazhdojë të përkeqësohet gradualisht gjatë pranverës dhe verës. Pra, kjo periudhë kohore në të cilën po hyjmë është një periudhë kohore kritike”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!