Ish nënkryetar i Kuvendit: Abazoviç shumë shpejt kryeministër i Malit të Zi

schedule14:15 - 2 Mars, 2022

schedule 14:15 - 2 Mars, 2022

Ish Nënkryetar i Parlamentit në Mal të Zi, Xhemal Peroviç këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka folur në lidhje me marrjen e mandatit të kryeministrit nga Dritan Abazoviç.

Peroviç në fjalën e tij është shprehur se në ditët në vijim pritet që Abazoviç të marrë kryesimin e Malit të Zi.

Sipas tij partia e Gjukanoviç e ka shprehur deri diku mbështetjen për qeverinë e pakicave ndaj thjesht pritet që të bëhet publik qëndrimi.

Ndër të tjera ish nenkryetari ka theksuar se deri më tani nuk shikon asnjë rrezik në Ballkanin Perëndimor për shkak të konfliktit Ukrainë-Rusi.

Sot ose nesër Dritan Abazoviç do të mundtë marrë  mandatin për formimin e qeverisë së pakicave me mbështetjen e partisë së Gjukanoviç. Dy ditë më parë ato kanë konfirmuar se do të mund të jenë pjesë e qeverisjes së qeverisë së Abazoviç.

Gjukanoviç në pushtetin e tij 30 vjeçar ka luajtur me kartën e paqes dhe të pushtetit në Ballkan duke luajtur se karta e tij është nacionaliste por këtë herë duket se nuk do ti pijë ujë.  

Unë besoj se nuk do të ketë ndonjë ndikim të serbëve në Malin e Zi në ndikimin e konfliktit rus me Ukrainën, pasi unë nuk shikoj një rrezik për Ballkanin Perëndimor. Kjo situatë nuk i intereso askujt se dhe marrëdhëniet janë të tensionuara dhe çdo gjë është në dorë të Gjukanoviç që pritet të dorëzojë mandatin Abazoviç që është në krye të një koalicioni pogresive qytetare.

Ato që kanë zgjedhe rrugën e nacionalistit dhe tubojnë rreth vetes nacionalistës dhe çdo gjë varet nga origjina por çdo gjë mendoj se varet prej lëvizjeve konkrete që do të bëjë Gjukanoviç në drejtim të ndalimit të korrupsionit, në forcimin e institucioneve që kanë qenë nga klika e Gjukanoviçit besopj se me një distribuim të drejtësisë dhe me sundimin e ligjit do të ndryshojë dhe ai nuk do të shikohet vetëm si shqiptar”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!