Ish-ndihmësja zbulon “tërbimin” e Donald Trump në ngjarjen e Kapitolit: Si u përpoq të merrte vetë timonin

schedule07:22 - 29 Qershor, 2022

schedule 07:22 - 29 Qershor, 2022

Deri më tani, komitetit të Kongresit që heton sulmin e 6 janarit në Kapitol i mungonte një pjesë kyçe e enigmës, dëshmia e dikujt që mund të ofronte një përshkrim të dorës së parë të situatës në Shtëpinë e Bardhë në orët para dhe gjatë sulmit.

Cassidy Hutchinson, ish ndihmëse e lartë e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, plotësoi boshllëqet. Ajo ka përshkruar një pamje shkatërruese, duke përfshirë një pretendim, të cilin Trump e mohon, se ai u përpoq të kapte timonin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe u përlesh me një oficer të Shërbimit Sekret në përpjekje për të devijuar autokolonën e tij në Kapitol, ku mbështetësit e tij po mblidheshin.

Ajo tregoi se si një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha asaj se presidenti kishte këmbëngulur të udhëtonte në Kapitol pas tubimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, diçka që ai tha se do ta bënte gjatë fjalimit të tij.

Kur mësoi se autokolona po kthehej në Shtëpinë e Bardhë, Trump u përpoq të kapte timonin dhe u përlesh me një oficer të Shërbimit Sekret. “Unë jam presidenti. Më çoni në Kapitol tani”, tha Trump, sipas Hutchinson.

Që nga dëshmia e zonjës Hutchinson, një burim i afërt me Shërbimin Sekret i ka thënë CBS News se agjenti dhe shoferi që udhëtonin në makinë me Trump ishin të gatshëm të dëshmonin nën betim se ish-presidenti nuk sulmoi fizikisht asnjërin prej tyre dhe nuk u përpoq kurrë të kap timonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!