Ish-ministri: U fry situata, ndaj shpërtheu kreu i shtetit

schedule22:15 - 22 Maj, 2019

schedule 22:15 - 22 Maj, 2019

Ish-ministri i Drejtësisë Shefqet Muçi është shprehur se mangësitë e reformës në drejtësi nuk janë konstatuar nga Presidenti. Ai tha se tani u duk sikur u fry situata dhe ndaj shpërtheu edhe kreu i shtetit.

“Këto mangësitë e reformës në drejtësi sidomos në drejtin të vonesës nuk është se i konstatoi Presidenti i Republikës tani. Ato janë ngritur nga specialistët, janë ngritur nga opinioni i juristëve janë ngritur edhe në media. Tani  duket se u fry situata dhe shpërtheu edhe kreu i shtetit. Mua më duket se pavarësit nga tonet apo mënyra e parashtrimit të problemit, ai në thelb ka të drejtë. Reforma në drejtësi pavarësisht nga propaganda që bëhet ende është larg, nuk po bëhet. Po flitet për Gjykatën Kushtetuese se do ta bëjmë pas një muaji, pas dy muajsh, pas tre muajsh. Nuk ngrihet Gjykata Kushtetuese, të mos gënjejnë vetën. Nuk formohet Gjykata Kushtetuese pa u formuar Gjykata e Lartë. Gjykatë Kushtetues është bërë pazar, janë tre të tutë, tre të mitë e tre të Jordanit. Do të thotë që tre i ka Presidenti, tre i ka Kuvendi dhe tre i ka Gjykata e Lartë. Tani që të ngrihet Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhet Gjykata e Lartë. Ju nuk keni Gjykatë të Lartë.  Edhe tre veta që ishin, iku edhe  një sot dhe kanë ngelur vetëm dy”, tha Muçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!