Ish-ministri thirrje qeverisë: Merrni këto dy masa kundër COVID-it, ndryshe do ta pësojmë keq në dimër

schedule16:26 - 12 Korrik, 2020

schedule 16:26 - 12 Korrik, 2020

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmes një statusi në facebook ka dhënë një mesazh me anë të yë cilit i drejtohet qeverisë.

Panariti thotë se autoritetet shëndetësore dhe qeveria duhet marrin masa që tani, për stinën e vjeshtës dhe të dimrit për të përballuar koronavirusin.

Sipas tij, nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër, me këtë numër testesh dhe shtretërish reanimatorë, pasi do ta pësonim keq.

Postimi:

“Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë!

Distancim, maskë, higjienë… deri në kufijtë e paranojës për secilin..

Edhe për shumë muaj që do vijnë!

Ti thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik.

Tu thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë!

E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa..

Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe “izolimi” me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale.

Nëse ne do ti ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit.

Ndërkaq një mesazh për qeverinë!

Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash.

Përndryshe do ta pësojmë keq.

Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve.

Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë…

Përndryshe do ta pësojmë keq!”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!