Ish-ministri serb në Kosovë: Asosiacioni nuk është si një republika ‘Srpska e re’

schedule16:53 - 22 Shkurt, 2023

schedule 16:53 - 22 Shkurt, 2023

Ish ministri serb në qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviç, gjatë intervistës për “Ballkan Update” foli edhe për asociacionin e komunave serbe që ka shkaktuar debat kohët e fundit mes palëve. Ai tha se asociacioni nuk duhet të jetë kaq i rëndësishëm për shkak se u projektua në vitin 2013 ndërkohë që situata në terren ka ndryshuar nga 10 vite më parë.

Ai thotë se asociacioni nuk është si një Republika Srpska e re dhe as nuk jep një nivel të ri pushteti për serbët. “Nuk e kuptoj arsyen pse pala shqiptare ngul këmbë kaq shumë që asosiacioni është si një republika Srpska e re, por në të njëjtën kohë nuk kuptoj pse disa serbë gënjejnë se asosiacioni do të jetë një nivel i ri pushteti, një republika Srpska e re, nuk është e vërtetë.”

Pjesë nga intervista:

“Asosiacioni i komunave serbe nuk është kaq i rëndësishëm nga pikëpamja ime, është më shumë diçka për të cilën kemi folur shumë në të kaluarën, në media, në debate, por aktualisht, por ajo ndjesi, çfarë është asosiacioni dhe pse është kaq i rëndësishëm, është për këtë arsye sepse në Kosovë ka shumë ligje të mira, në kushtetutën e Kosovës serbët kanë mund të themi të drejta të shkëlqyra por është problem në terren kur qeveria qendrore nuk i respekton rregullat, ligjet e kushtetutës dhe gjithmonë duhet të bësh presion, respektojini, respektojini, respektojini, sepse ata duan ta shohin asosiacionin thjeshtë si një sistem ku mund ta përdorësh atë të drejtë që kushtetuta e Kosovës na jep, me askënd që mund të të mbrojë kur nuk të jepen të drejtat.

Opinioni im është që asosiacioni ishte një projekt i mirë, por në fakt është një projekt i dekadës së fundit, marrëveshja për asosiacionin u bë në 2013, 10 vjet më parë dhe tani situata në terren, pas 10 vjetësh nuk është njësoj. Serbët u integruan në sistemin e Kosovës plotësisht, ne integruam policinë, prokurorët, gjykatën, punën sociale, gjithçka ishte e integruar, e vetmja gjë që u la ishte arsimi dhe mbështetja shëndetsore. Nuk e kuptoj arsyen pse pala shqiptare ngul këmbë kaq shumë që asosiacioni është si një republika Srpska e re, por në të njëjtën kohë nuk kuptoj pse disa serbë gënjejnë se asosiacioni do të jetë një nivel i ri pushteti, një republika Srpska e re, nuk është e vërtetë.

Të dyja palët iu japin hapësirë lajmeve të rreme. Mesi është diçka mes të dyjave. Çfarë është asosiacioni, është diçka ku ju si serbë mund të përdorni të drejtën tuaj nga kushtetuta dhe ligjet, por askush nga Prishtina nuk mund të të ndalojë apo bllokojë, për ndonjë arsye politike, kur ti përdor të drejtën tënde kushtetuese.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!