Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i thirrur për të dëshmuar në Komisionin e Inceratorëve këtë të hënë, ka theksuar se ka qenë kundër projektit të Inceneratorit të Elbasan
Sipas tij nuk janë respektuar procedurat në përputhje me ligjin.
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani: Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Ne kemi refuzuar, mbeshtetur në kërkesat ligjore dhe aktet nënligjore. Është normale të vepronim kështu.
Tabaku: Atë që ju thatë jo, qeveria ka bërë një VKM dhe një mbështetje financiare.
Cani: Është paraqitur një projekt vendim. Për tre arsye kam qenë kundër. E para e kemi thënë se nuk jepen argumente financiare. Pra u themi që ju nuk jeni bazuar në ligj lidhur me koncesionit dhe Prokurimet private. Projekt vendimi në dijeni time nuk është miratuar. Koha ecte. Jam i kufizuar në të folur se ishte emergjencë mbledhja e mbeturinave, kjo ka sjellë që gjërat të mos presin. Se do i merrte rutina. Por nuk flas dot më në atë kohë. E treta ka qenë ajo firma se kush është juridike dhe financiare. Për të përmbushur hesapet e veta.
/abcnews.al/