Ish-ministri gjerman: Pas atentatit, me rëndësi të zgjohesha sërish

schedule17:21 - 23 Mars, 2019

schedule 17:21 - 23 Mars, 2019

Ish-ministri gjerman Shëble në një intervistë për “Financial Times” ka rrëfyer momentet e para pas atentatit që iu bë në viyin 1990 duke e detyruar të jetojë në një karrige me rrota.

Një dëshpërim i thellë që e ka shtyrë të mendojë se a do të jetonte më gjatë. Në këtë mënyrë Volfgang Shëble, në një intervistë për Financial Tajms ku përballet dhe me tema politike e ekonomike, flet dhe për gjendjen e tij shpirtërore disa orë pas atentatit që iu bë.

Dy plumba pistolete në shtyllën kurrizore, në vitin 1990, nga një njeri i sëmurë me skizofreni, e detyruan të jetojë në një karrige me rrota. Shëble kujton momentet e para pasi ishte zgjuar nga koma, dhe rrëfen se mendonte nëse dëshironte vërtet të zgjohej, pasi i dukej e pakuptimtë të jetonte në një karrige me rrota. Por ishte vajza e tij e madhe Kristin, në atë moshë 19 vjeç, që nuk e kishte lënë asnjë moment vetëm, dhe që e bindi të mos dorëzohej.

Por ish ministri gjerman i Financave foli dhe për krizën greke duke këmbëngulur se Athina duhej të kishte qëndruar 10 vjet jashtë zonës euro. Shëble pranoi gjithashtu se kishte menduar dorëheqjen kur kancelarja gjermane Angela Merkel, kishte refuzuar propozimin e tij që Greqia të mos ishte më pjesë e zonës euro. “Nuk ishim gjithnjë dakord, tha ai duke iu referuar Merkel, por unë kam qenë gjithnjë besnik./abcnews.al