Ish-mesfushori i kombëtares merr postin e rëndësishëm, Pescara i beson skuadrën e të rinjve

schedule10:45 - 26 Qershor, 2022

schedule 10:45 - 26 Qershor, 2022

Ledian Memushaj ka marrë një post të rëndësishëm te skuadra e Pescarës, teksa ish-mesfushorit të kombëtares i është besuar skuadra e të rinjve.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit italian, Daniele sebasatiani, me Memushajn që nis kështu një eksperiencë të re në karrierën e tij.

E veçantë është fakti se Memushaj është shndërruar në trajnerin e parë të huaj që merr drejtimin e skuadrës Primavera teksa më parë në krye ishin vetëm teknikë italianë.

Ndërkohë, konfirmimi në rolin e trajnerit lë të kuptosh se karriera e futbollistit për Memushaj konsiderohet e përfunduar teksa sezonin e fundit vlonjati e mbylli në Serie C, ku u aktivizua në 27 ndeshje për Beneventon duke shënuar edhe dy gola. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!