Armando Broja është larguar nga Southampton, ku ishte i huazuar, dhe është rikthyer te Chelsea për momentin.
Trajneri Thomas Tuchel duhet të vendosë për të ardhmen e tij, ndërkohë që e duan klube si Everton, West Ham dhe Nothingham Forest.
Për Glen Johnson, ish-mbrojtësin e Chelsea dhe Liverpool që ka luajtur me Anglinë, Broja është i duhuri për “Çekiçët” e Londrës.
“Broja përshtatet me profilin e sulmuesit që West Ham duhet të kërkojë të nënshkruajë. Ai ka shënuar gola në Premier League dhe duket si një finalizues i rregullt.
West Ham ka patjetër nevojë për një golashënues natyral në skuadër. Nëse do e kishin pasur sivjet një goleador, do të bënte diferencën”, ka thënë Johnson. / abcnews.al