Neymar prej javësh diskutohet në media për të ardhmen e pasigurt te PSG. Vetë braziliani është treguar i vendosur, teksa herë pas herë është shprehur se ka kontratë me kampionët e Ligue 1 dhe se do qëndrojë në Paris.
Në lidhje me këtë ka folur edhe ish-lojtari i PSG-së, Thomas Meunier, i cili në një intervistë për “Kicker” ka deklaruar se ish-sulmuesi i Barcelonës ka humbur shumë nga magjia e tij në Paris, dhe se nuk është i njëjti lojtar që ishte para se të mbërrinte në kryeqytetin francez.
“Më duhet të pranoj se isha një tifoz i madh i Neymar kur ai ende luante për Barcelonën. Nëse do të isha 10 vjeç, do ta kisha pasur posterin e tij në dhomën time. Në Paris, megjithatë, ai ka humbur magjinë e saj”, ka theksuar Meunier. /f.a/abcnews.al