Ish-lojtari i Interit heroi i Milanos, neutralizoi agresorin dhe e dorëzoi në polici

schedule09:42 - 28 Tetor, 2022

schedule 09:42 - 28 Tetor, 2022

Mbrëmjen e djeshme, në një supermarket në periferi të Milanos, një person me thikë dhe me probleme mendore, ka hyrë dhe ka goditur të paktën pesë persona, duke lënë një të vdekur nga kjo ngjarje.

Gjithashtu tashmë dihet se një nga të plagosurit ishte dhe futbollisti i Arsenal që është i huazuar te Monza në Serie A, Pablo Mari.

Bëhet me dije se personi që ka ndaluar agresorin është ish-lojtari i Interit, Massimo Tarantino.

“Ai hyri në supermarket dhe filloi të bërtiste dhe të godiste këdo që i dilte para me thikë”, është shprehur Tarantino.

Ish-lojtari i Interit ka mundur të bllokojë agresuesin duka ia dorëzuar policisë në stacionin Corsico, Milano. Gjendja e të plagosurve të tjerë mbetet e rëndë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!