Ish-lojtari i Chelsea tregoi se si i ofroi Ferrarin Mourinhos në këmbim që klubi t’i rinovonte kontratën e tij

schedule21:52 - 3 Maj, 2023

schedule 21:52 - 3 Maj, 2023

Joe Cole, i cili luajti nën drejtimin e Jose Mourinhos te Chelsea, së fundmi ndau një histori qesharake rreth punës me trajnerin portugez.

Jose donte të blinte Ferrarin e tij nga anglezi, por lojtari vendosi një kusht që Mourinho duhej të bindte klubin që të vazhdonte kontratën.

Ja çfarë tha vetë Cole për këtë histori:

“Në atë kohë investoja kryesisht në prona të paluajtshme. Vetëm një herë në karrierën time kam blerë një makinë luksoze. Ishte një Ferrari Scaglietti. E binda veten se duhej ta kisha, por nuk më bëri më të lumtur. Kur Jose e pa këtë makinë në parkingun e Chelsea, ai më ofroi para për ta blerë.

“I thashë se do të isha i lumtur ta bëja me kusht që ai të bindte drejtuesit e klubit të më jepnin një kontratë të re. Fatkeqësisht, nuk arritëm kurrë një marrëveshje. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!