Sipas Diario AS, Thiago Alcantara është përzgjedhur nga Xavi si një nga përforcimet e mundshme.
Spanjolli ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024. Thiago ka humbur shumë ndeshje në Premier League këtë sezon për shkak të lëndimit. Sipas drejtuesve të Blaugranas, lëndimet e shpeshta të lojtarit mund t’i bindin The Reds që të ndahen me mesfushorin.
Në vitin 2021, Daily Mail raportoi se Xavi ishte i interesuar të kthente Thiagon në Camp Nou. Pavarësisht problemeve aktuale të spanjollit te Liverpool, ai është ende një ndihmë për skuadrën, pasi është e vështirë të besohet se anglezët do të ndahen me mesfushorin.
Alcantara ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2004 deri në vitin 2013, dhe më pas kaloi te Bayerni, me të cilin fitoi shumë trofe. Pas shtatë vitesh në Mynih, spanjolli nënshkroi me Liverpoolin. /G.D abcnews.al/