Ish-kryeprokuroja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka bërë me dije se ka humbur nënën e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Imeraj thotë se nëna e saj u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej vitesh.
Teksa e quan një grua plot forcë dhe shpresë, Imeraj ka treguar edhe fjalët e fundit të nënës së saj, e cila është shprehur se jeta u përket të rinjve.
Postimi i plotë
“Jeta u përket të rinjve….
Sëmundja nuk pyet, unë dhe Ju bashkë luftuam….
Tani është koha të Ju lë”
Me këto fjalë të ndjera, sot më 14 Qershor ndërroi jetë, pas disa vitesh përpjekjeje nga një sëmundje e rëndë, nëna ime ZYLFIJE IMERAJ.
Një grua plot forcë, plot shpresë, një njeri me virtyte dhe vlera, që gjithë jetën ua kushtoi fëmijëve.
Do jesh gjithmonë mes nesh, me fjalët e tua, me mbështetjen tënde, me dashurinë tënde…
Te falenderojmë shumë Mama e dashur…..
Dhe të premtoj Amanetin…..