Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi: Protesta kundër Vuçiç duhet të përkrahet nga të gjithë

schedule13:31 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 13:31 - 19 Dhjetor, 2021

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka mbështetur protestën e thirrur nesër nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.

Ajo shprehet se protestat në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga të gjithë shqiptarët.

“Ballkani i Hapur” do të vendos popujt në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj.

Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”, shkruan Edita Tahiri. m.v/Abcnews.al