Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan lirohet me kusht

schedule14:21 - 23 Maj, 2023

schedule 14:21 - 23 Maj, 2023

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është liruar me kusht deri më 8 qershor në lidhje me disa çeshtje në të cilat ai ishte akuzuar nga një gjykatë antiterroriste në Islamabad.

Khan, i cili shërbeu si kryeministër i Pakistanit nga viti 2018 deri në vitin 2022, u arrestua më 9 maj nga paraushtarakët ndërsa mbërriti në një gjykatë në Islamabad.

Ai u lirua me kusht, megjithatë, pasi arrestimi i tij u shpall i paligjshëm nga Gjykata e Lartë e vendit. 70-vjeçari Khan ka disa çështje gjyqësore në pritje pasi ai u rrëzua nga pushteti në prill 2022 pas një mocioni për shkarkim.

Arrestimi i tij shkaktoi përleshje të dhunshme në shumë qytete të vendit mes mbështetësve të tij dhe forcave të sigurisë. Në shumë ndërtesa qeveritare u dogjën dhe u shkatërruan simbolet ndërsa rrugët kryesore u bllokuan.

Të paktën nëntë persona u vranë në incidentet e dhunshme. Qindra oficerë policie u plagosën dhe më shumë se 4,000 njerëz u arrestuan kryesisht në provincat Punjab dhe Khyber Pakhtunkhwa.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!