Ish kryeministri italian: Ekziston rreziku i sulmeve terroriste në Europë

schedule14:50 - 29 Tetor, 2023

schedule 14:50 - 29 Tetor, 2023

Frika se Europa do të kthehet për shkak të tensionit në Lindjen e Mesme në periudhën më të keqe të sulmeve terroriste që përjetoi disa vite më parë, duke kulmuar me ato në Paris dhe Bruksel, është vënë në dukje në një intervistë nga Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë dhe president i Institutit Jacques Delors.

Leta dënoi terrorizmin e Hamasit dhe nënvizoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të inteligjencës në mënyrë që në kërcënimin e përbashkët Europa të jetë e bashkuar dhe më efektive duke shmangur një kolaps të mundshëm ekonomik për shkak të frikës.

Sipas tij, rreziku më i madh ekonomik për Europën mbetet sulmi rus ndaj Ukrainës, si dhe arsyeja kryesore që inflacioni është rritur. Prandaj, shtoi ai, e vetmja mënyrë për të ulur inflacionin është ndalimi i luftës dhe pasojave të saj në koston e energjisë, veçanërisht në funksion të këtij dimri.

Letta theksoi gjithashtu se rreziku i zgjerimit të hendekut ekonomik midis Veriut dhe Jugut në Europë për shkak të normave të interesit dhe inflacionit është real, veçanërisht për vendet si Italia dhe Greqia që u goditën më rëndë nga kriza financiare.

Në temën e imigracionit të paligjshëm, si një rrezik i përbashkët me të cilin përballen Greqia dhe Italia, Leta vlerësoi se duhet ndryshuar tërësisht mënyra se si ajo përpiqet të trajtojë të gjithë çështjen, pasi Europa deri më tani ka dështuar plotësisht, sipas tij.

Ai gjithashtu argumentoi se duket e pamundur të gjendet një zgjidhje unanime sepse ka vende që kanë një qasje krejtësisht të ndryshme. Për këtë arsye, shtoi ai, duhet të rritet bashkëpunimi mes vendeve që kanë qëndrime të përbashkëta për migracionin.

Së fundi, ai tha se BE-ja duhet të krijojë një kornizë legale të emigracionit, sepse mungesa e saj është një nga arsyet që inkurajon imigracionin ilegal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!