Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan dënohet me tre vjet burg

schedule10:44 - 5 Gusht, 2023

schedule 10:44 - 5 Gusht, 2023

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është dënuar me tre vjet burg. Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që kishte fituar nga shitja e dhuratave shtetërore. Ai i mohon akuzat dhe thotë se do të apelojë.

Gjykatësi urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm dhe ish-kryeministri është dërguar në paraburgim. Ekspertët ligjorë thanë se dënimi mund t’i japë fund shanseve të Khan për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare që duhet të mbahen përpara fillimit të nëntorit.

Gjyqtari Humayun Dilawar njoftoi se përfshirja në afera korruptive është vërtetuar. Khan nuk ishte i pranishëm në  gjykatë për seancën dëgjimore dhe gjykatësi urdhëroi arrestimin e tij.

Dilawar urdhëroi gjithashtu që një kopje e urdhrit t’i dërgohej shefit të policisë së Islamabadit për ekzekutimin e urdhrave të gjykatës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!