Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish kryeministri i Libisë vdes nga koronavirusi

schedule13:52 - 6 Prill, 2020

schedule 13:52 - 6 Prill, 2020

Ish-kryeministri i Libisë Mahmoud Jibril vdiq të dielën në Kajro, Egjipt nga koronavirusi, njoftoi Aleanca e tij e Forcave Kombëtare (NFA) në një deklaratë.

Ai është i pari politikan arab që vdes nga Covid-19.

“Dr. Jibril ishte veçanërisht i përkushtuar në ndërtimin e  shoqërisë civile dhe promovimin e përfshirjes së grave dhe të rinjve në politikë. Dr. Jibril ishte mik dhe mentor për shumë njerëz dhe mori pjesë së fundmi në Forumin e Dialogut Politik nga KB. Ai do të na mungojë shumë, tha sekretarja e përgjithshme dhe kreut të UNSMIL Stephanie Williams tha në një deklaratë të dielën.

Më 27 Mars, NFA njoftoi se Jibril rezultoi pozitiv me Covid-19, duke shtuar se ai ishte në gjendje të mire shëndetësore.

Jibril, 67 vjeç, shërbeu si kryeministër i përkohshëm i qeverisë së opozitës që drejtoi vendin gjatë luftës civile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!