Në një intervistë për Uashington Post, ish kreu i policisë së Kapitol Hill tha se ishte lutur për ndërhyrjen e Rojeve kombëtare gjatë protestave, por nuk ishte ndihmuar. Në Uashington Rojet Kombëtar janë nën urdhrat e Pentagonit. Stiven Sand u shpreh se ishin vetëm 1500 agjentë policie përballë 8 mijë protestuesve.
“Kërkova përforcime nga rojet kombëtare për të mbrojtur kongresin, nuk m’i dhanë.” Është kjo akuza që kreu i policisë së Kapitol Hill, pas dorëheqjes, bën në një intervistë për Uashington Post. Është hera e parë që Stiven Sand flet, pas sulmit të 6 janarit në të cilin njerëzit e tij u nënshtruan, dhe njëri prej tyre humbi jetën.
Sand rindërton gjatë intervistës, përshkallëzimin dramatik të dhunës së shpërthyer gjatë pushtimit të selisë së parlamentit. Ai pranoi se forcat e rendit ishin të papërshtatshme” 1500 agjentë të Kapitol Hill kundër 8 mijë protestuesve të vendosur për të marrë nën kontroll kongresin. Perimetri i sigurisë në krahun perëndimor të kodrës së Kapitol Hill, u shkërmoq brenda 15 minutash.
And pranoi të dorëhiqej pasi kishte tradhtuar njerëzit e tij por për përgjegjësitë e drejton gishtin diku tjetër. Dy ditë para protestave pro Trump në Uashington, vetë presidenti kishte dhënë disa sinjale alarmi. FBI dhe disa polici, përfshirë dhe departamentin e Nju Jork sinjalizuan përgatitjet e ekstremit të djathtë; pasi planet e tyre qarkullonin në rrjetit sociale. Kreu i Kapitol Hill kishte kërkuar leje për të lajmëruar Rojet Kombëtare që të ishte gati për të ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme.
Përveç se nga Sand, mbrojtja e kongresit varej dhe nga dy zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë, respektivisht përgjegjës për sigurinë e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Më pas është dhe policia bashkiake nën urdhrat e kryebashkiakut. Rojet kombëtare, që në 50 shtete amerikane mund të mobilizohen me urdhër të guvernatorëve përkatës, në distriktin e Kolumbisë të kryeqytetit federal varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ushtria, pra nga Pentagoni. Një labirint përgjegjësish që kontribuoi në c’organizimin, vonesat dhe në fund në kaos
Në intervistën për Uashington Post, minutat më dramatike janë ato pas hyrjes me dhunë të manifestues, kur Sand i lutet krerëve të ushtrisë që të dërgojnë përforcime dhe përplaset me një sërë vonesash. Një faktor në të cilin duket se ka ndikuar frika për të përdorur reparte ushtarake kundër një korteu politik; gjë që në të kaluarën ka qenë objekt kritike.
Dy krerët e tjerë të sigurisë, të dhomës dhe të senatit, që gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen, nuk kanë dhënë ende variantet e tyre për atë që ka ndodhur. Pentagoni hesht. Ka mundësi që e vërteta të bëhet publike vetëm kur të jetë në fuqi administrata e re dhe lidershipi i ri i kongresit. Senati do të jetë nën kontrollin e demokratëve në 15 janar. Kjo është një nga dosjet më delikate që do të trashëgojë ministri i drejtësisë i presidentit Joe Biden./abcnews.al