Në deklarimet e tij të para përballë prokurorëve për Krimet e Rënda, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Xhika ka pretenduar se si titullar ishte personi i fundit, që firmoste dhe se të gjitha aktet e nënshkruara prej tij, kishin pasur dakordësinë e strukturave përkatëse.
“Kam zbatuar procedurat ligjore në çdo rast dhe nuk kam pasur asnjë përfitim”, mësohet të jetë shprehur Xhika.
Ish-zyrtari i lartë po mbahet në paraburgim si i dyshuar nga Krimet e Rënda për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë procedurave për ndërtimin e segemtit rrugor Tiranë-Elbasan./abcnews.al