Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish krerët e UÇK në gjyq/ Petraj: Kurti po bën lojën e Serbisë, hesht për Specialen. Berisha: Parlamenti të shkrijë gjykatën në Hagë

schedule23:43 - 15 Shtator, 2025

schedule 23:43 - 15 Shtator, 2025

Avokati Edmond Petraj se aspekti procedural le shumë për të dëshiruar, në lidhje me gjykimin e ish krerëve të UÇK në Hagë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po bën lojën e Serbisë, duke heshtur për Gjykatën Speciale.

Ndërsa deputeti i PDK, Hisen Berisha deklaroi se duhet të vendoset drejtësi e barabartë, teksa shtoi se Kurti po përdor Hagën për interesat e tij politike.

Berisha nënvizoi se opozita duhet të marrë iniciativën që parlamenti të shkrijë Gjykatën Speciale.

Edmond Petraj: Problemi i marres së dokumentacionit, nga aspekti procedural lë shumë për të dëshiruar, mënyra sesi u morën, sesi u krijua kjo gjykatë. Më duket më shumë një dashakeqësi e këtij personi, që bëri fabulën e madhe të Shtëpisë së Verdhë. Do jetë personi më izi në kujtesën e shqiptartëve, Dick Marty. Ky person ngriti këtë gjykatë, u miratua me presionin  e jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve. Ka pasur kundërshti nga Albin Kurti, por sot po bën lojën e Serbisë. Kjo gjykatë është kundër Pavarësisë së Kosovës. Prokurorët nuk janë në nivelin e një profesionalizmi, që duhet të hetojnë për prova reale.

Hisen Berisha: Jo vetëm tubimi i fundit në Hagë, por edhe ai në Prishtinë, janë dëshmi se populli i Kosovës vlerëson ata që drejtuan këtë luftë. Duhet të vendoset drejtësi e barabartë. Është apel edhe tek qeveria e Kosovës. Atje po gjykohet e gjithë lufta e UÇK. Lufta si e tillë, nuk mund të gjykohet. UÇK nuk mund të etiketohet si kriminale. Sot kemi gjykatë që është krijuar nga institucionet e Kosovës. Qëndrimi i tyre tani, gjoja kundër dhomave speciale, bëhet për populizëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!