Ish-komando kërcënon gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci

schedule12:25 - 16 Prill, 2019

schedule 12:25 - 16 Prill, 2019

Ish-komandoja Erzen Uka gjatë seancës së sotme ka kërcënuar Gjyqtarin Bib Nderca dhe Prokurorin Eugen Beci.

Ish-komando kërcënoi Gjytarin Bib Nderca dhe Prokurorin Eugen Beci dhe nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para gjykatës, duke thënë se:

Kam vetem allahun, do jepni llogari sapo të dal dhe s’do ikni kollaj”.

I dyshuari Erzen Uka ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare dhe ka shkuar dy here me mision jashtë vendit, në Irak dhe Afganistan.

Erzen Uka, 29 vjeç nga fshati Gjormë i Krujës por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e antiterrorit këtë fundjavë.

Ai akuzohet për veprat penale “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ditën e sotme, gjykata ka dhënë masën ‘arrest në burg’ për ish-komandon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!