Gentian Muça vazhdon të mbetet një bardheblu. Ish-kapitenit të kryeqytetasve i është besuar një rol shumë i rëndësishëm te kampionët e vendit.
Mbrojtësi kështu do të nisë një aventurë të re, teksa do të nisë edhe karrierën e tij si trajner, po te klubi ku ka arritur të mbajë edhe shiritin e kapitenit për disa vite.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar se Muça do të jetë numri një i skuadrës U21, teksa 35-vjeçari do të ketë detyrën për të promovuar talentet bardheblu të cilët në sezonet e fundit ia kanë dalë të lejnë gjurmë edhe në skuadrën e parë.
Kështu, duke nisur nga data 3 gusht, Muça do të zbresë në fushë për të nisur proçesin e seleksionimit për të evidentuar të rinjtë që mund të spikasin në të ardhmen e tyre si lojtarë të bardhebluve.
/f.a/abcnews.al