Ish- kancelari gjerman Gerhard Schröder (1998-2005) vazhdon të besojë se miqësia e tij personale me presidentin rus Vladimir Putin mund të përdoret për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave.
“Ne kemi bashkëpunuar me arsye për shumë vite. Ndoshta kjo mund të ndihmojë për të gjetur një zgjidhje të negociuar, pasi unë nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër,” tha Schröder në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve.
Kancelari Schröder dhe presidenti Putin kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë miqësore gjatë kohës kur politikani socialdemokrat gjerman ka qenë në pushtet.
Schroder vazhdon të punojë për kompanitë ruse që kanë shumicën e aksioneve në gazsjellësit Nord Stream. Edhe pse ai e ka quajtur pushtimin e ushtrisë ruse në Ukrainë në shkurt 2022 një “gabim fatal”, ai kurrë nuk e ka hedhur poshtë Vladimir Putinin.
Ai vazhdon të gjykojë se kjo marrëdhënie personale mund të jetë e dobishme për zgjidhjen e problemit jashtëzakonisht të vështirë politik, shpjegoi ai. Përveç kësaj, “Mendoj se do të ishte krejtësisht e gabuar të harronim gjërat pozitive që kemi bërë në politikë në të kaluarën.
Nuk është stili im dhe nuk do ta bëj”, këmbënguli ai.
Ai iu referua gjithashtu përpjekjes së tij për të ndërmjetësuar në mars të vitit 2022, disa javë pas pushtimit rus, kur u takua fillimisht në Kiev me parlamentarin ukrainas tani ministër i mbrojtjes, Rustem Umerov dhe më pas në Moskë me Vladimir Putin.
Përpjekja e ndërmjetësimit dështoi.
/abcnews.al