Ish guvernatori i New York, Cuomo në gjyq me akuzën e krimit seksual

schedule12:22 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:22 - 29 Tetor, 2021

Pas më pak se një muaji nga dorëheqja e detyruar të ish guvernatorit të New York, Andrew Cuomo, i akuzuar për 11 raste ngacmimesh seksuale, tashmë ai përballet dhe me akuzën për krim seksual.

Sipas akuzës, politikani ka futur dorën poshtë këmishës së një asistenteje në 7 dhjetor të 2020-ës. Zyra e prokurorit të distriktit të kontesë, David Soares u shpreh i befasuar nga ky denoncim. Avokatja e Cuomo, Rita Galvin u shpreh se politikani nuk ka sulmuar asnjëherë askënd. Sipas saj e gjithë kjo betejë ligjore që po kryhet kundër klientit të saj, është politike.

Krimi në fjalë, në New York dënohet me një vit burg, ose me tre vjet liri me kusht. Cuomo mohon kategorikisht të ketë prekur gruan, duke thënë se do të duhej të jetë i çmendur për ta bërë një gjë të tillë.

Edhe avokati i gruas që e akuzon Cuomon, u shpreh për mediat se klientja e tij nuk ishte lajmëruar për këtë denoncim, të cilin e kishte marrë vesh nga mediat./abcnews.al