Ish gruaja e themeluesit të Amazon dhuron miliarda dollarë për bamirësi

schedule19:14 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 19:14 - 16 Dhjetor, 2020

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë për ushqime dhe ndihma emergjente. Scott u shpreh se donte të ndihmonte amerikanët që po luftonin për shkak të pandemisë. Scott është personi i 18-të më i pasur në botë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga divorci i saj me Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë. “Humbjet ekonomike kanë qenë më të mëdha për gratë, për njerëzit me ngjyrë dhe për njerëzit që jetojnë në varfëri. Ndërkohë, ajo ka rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.”, u shpreh ajo.

Sipas BBC, ajo dhuroi 1.7 miliardë dollarë për 116 organizata bamirësie në korrik ndërsa donacioni i fundit e çon shumën totale të dhuruar për bamirësi në reth 6 miliardë dollarë. Donacionet u përqendruan tek personat që jetojnë në komunitete që përballen me mungesë ushqimi, pabarazi racore, nivele të larta varfërie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!