Ish-Gjyqtari Agim Hysi komandohet drejtor i SHÇBA

schedule15:06 - 27 Mars, 2018

schedule 15:06 - 27 Mars, 2018

Agim Hysi ështe emri i ri i komanduar si drejtor për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHCBA) në Ministrinë e Brendshme. Hysi zëvendësoi në këtë detyrë Eduart Merkaj. Drejtori i ri ka qenë më herët gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër dhe së fundmi ai ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit të SHCBA. Me hert Policia e Shtetit i është nënshtruar ndryshimeve në organizimin e saj, duke shkrirë departamentin e krimit të organizuar, dhe duke krijuar policinë kriminale.Në krye të këtij departamenti të ri është emëruar Eduart Merkaj, ndërkohë që ish drejtori i departamentit të krimit të organizuar Idajet Feskaj, është emëruar drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare. /abcnews.al