Ish-epiqendra e koronavirusit ndalon tregtinë dhe ngrënien e kafshëve të egra

schedule08:33 - 21 Maj, 2020

schedule 08:33 - 21 Maj, 2020

Autoritetet në Wuhan kanë vendosur ndalimin e tregëtisë së jetës së egër, duke përfshirë këtu gjuetinë dhe ngrënien. Lajmin e ka bërë të ditur Global Times në Kinë.

Ky ndalim përfshin ndalimin e konsumimit të çdo lloj kafshe të egër apo gjallese deti që janë në listën e ruajtjes. Rregulli vlen edhe për ato kafshë që janë të rritura jashtë habitatit të tyre natyror, sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare të qeverisë së Wuhan.

Virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe autoritetet fillimisht e drejtuan gishtin tek një treg i madh në vend ku shiten kafshë të egra. Në janar, Kina lëshoi një ndalim të përkohshëm në tregtinë e kafshëve të egra, siç bëri gjatë epidemisë së Sars-it.

Një muaj më vonë, qeveria “ndaloi plotësisht tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra” dhe “ndaloi konsumin e kafshëve të egra për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve”.

Por që prej asaj kohe, një numër raportesh tregojnë se kafshët e egra vazhdojnë ende të shiten në tregjet në Kinë dhe gjetkë. Se si kaloi saktësisht koronavirusi tek njerëzit ende nuk dihet me siguri, por evidencat tregojnë se një kafshë mund të ketë qenë bartëse transportuese. /abcnews.al/