Ish-drejtori i Volkswagen në gjyq për mashtrim

schedule19:18 - 3 Shtator, 2024

schedule 19:18 - 3 Shtator, 2024

Gjyqi i ish-drejtorit ekzekutiv të Volkswagen Group, Martin Winterkorn, filloi këtë të martë në Braunschweig të Gjermanisë, me akuzën e mashtrimit dhe manipulimit të tregut.

Winterkorn, 77 vjeç, është akuzuar për mashtrim në lidhje me një skandal koorporativ që rrethon përdorimin e softuerit të manipuluar nga Volkswagen, i cili lejon kompjuterët në miliona makina të mashtrojnë testet e emetimeve duke qetësuar në mënyrë specifike motorët për të fshehur nivelet e larta të emetimeve.

Prokurorët thonë se Winterkorn dinte për softuerin e paligjshëm shumë kohë përpara se Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit të njoftonte se kishte zbuluar shkeljen në shtator 2015. Ai dha dorëheqjen disa ditë më vonë.

Ai tha se mësoi për praktikën vetëm pak para njoftimit dhe më parë dëshmoi gjatë procesit gjyqësor se akuzat kundër tij “nuk ishin të vërteta”.

Avokati i Winterkorn, Felix Doerr, deklaroi përpara gjyqit në Braunschweig se “klienti i tij definitivisht i refuzon akuzat kundër tij”.

Winterkorn duhej të dilte në gjyq në vitin 2021 me katër drejtorë të tjerë, por çështja e tij u shty për shkak të problemeve shëndetësore. Ky skandal pati pasoja të mëdha për kompaninë dhe industrinë e automobilave.

Volkswagen përfundoi duke paguar më shumë se 31 miliardë euro gjoba dhe zgjidhje ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!