Klubi brazilian Vasco da Gama kërkon të rikthehet mes ekipeve më të mira në kampionatin karioka. Është një frymë e re tashmë në skuadër që pas ardhjes së presidentit të ri, Leven Siano. Lëvizja e parë që ai bëri ishte afrimi i drejtorit teknik, Fabio Cordella, i cili më parë ka pasur të njëjtin rol edhe te Kamza në vendin tonë.
Italiani kërkon të sjellë në Brazil dy bashkëkombas të tij, të cilët priten të jenë dy goditje të mëdha për Vascon. Bëhet fjalë për trajneri Walter Zenga dhe për sulmuesin Mario Balotelli. Zenga ka disa kohë që po kërkon një ekip të ri, që kur u largua nga Cagliari sezonin e kaluar. Kujtojmë që më parë ai ka drejtuar ekipe në vende si Amerikë, Rumano, Angli, Turqi apo dhe në Arabinë Saudite.
E njëjta situatë është edhe për ish-lojtarin e Milanit dhe Interit. “Super Mario” vazhdon të jetë pa ekip dhe kohët e fundit është stërvitur me Franciacorta, ekip që militon në Serie D. Një transferim në Ameriëkn Latine mund t’a tundojë Balotellin, edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete. /abcnews.al