Dr. Robert Redfield, ish-drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për CNN se Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë – një teori e diskutueshme por pa prova.
” Ky virus filloi të transmetohej diku në shtator, tetor në Wuhan,” tha Redfield Gupta.
Redfield, një virolog që ishte në krye të CDC nën udhëheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, tha se ai mendon se virusi u krijua në një laborator në Kinë dhe “shpëtoi”, jo domosdoshmërish me qëllim.
Nuk ka prova të qarta për të mbështetur teorinë se virusi u krijua në laborator megjithëse kjo luajtur një rol të vazhdueshëm në konspiracione dhe spekulime, duke përfshirë deklaratat e Trump.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur diçka të tillë të pamundur./abcnews.al